Janë luajtur sot ndeshjet e para të turneut ‘UEFA Development’ për moshën U-15, që luhet në Shqipëri në datat 30 tetor deri me 4 nëntor me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Hungarisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Shqipëri U15 – Kosovë U-15, që u luajt po në Shtëpinë e Futbollit e që përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës kuqezi të drejtuar nga trajneri Armand Dama, përcjell Arbresh.info.
Shqipëria kaloi e para në avantazh ën minutën e 13-të me golin e shënuar nga Arbër Lleshi, teksa Kosova barazon rezultatin në minutën e 42-të me anë të sulmuesit Edi Gajtani.
Duhet theksuar që ndeshja ka qenë shumë e balancuar me të dyja ekipet që luftuan deri në fund për të marrë fitore me raste të shumta për shënim.
Pikërisht në minutën e tretë shtesë vjen goli që vulosi suksesin kuqezi që u shënua nga sulmuesi i ardhur nga banka rezervë Elson Himallari, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.
Në duelin tjetër ndërmjet Hungarisë dhe Maqedonisë, triumfuan hungarezët 2-1.
Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen më 1 nëntor, me sfidën Hungari– Kosovë që do të zhvillohet në ora 11:00, teksa kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut në ora 14:00. Sfidat e fundit në grup do të luhen më 4 nëntor, me Kosovë – Maqedoni e Veriut që do të luhet në ora 11:00 ndërsa Shqipëria luan ndaj Hungarisë në ora 14:00./Arbresh.info/
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti “AlbkingsR...
E njohin si Lela, por ja si është emri i vërtetë i saj!
Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot