Federata Shqiptare e Futbollit duhet t`i paguajë UEFA-s një gjobë të majme prej 100.000 euro, për shkak të një gafe të qeverisë shqiptare të futbollit.
Dy sezone më parë, FSHF liçensoi Tiranën për të marrë pjesë në Kupat e Europës, duke fshehur borxhet që skuadra bardheblu kishte. Mirëpo sipas rregullave të UEFA-s, asnjë klubi nuk i lejohet të marrë pjesë në garat që organizohen nga UEFA, nëse këto klube kanë detyrime të pashlyera.
Pas një hetimi të UEFA-s, rezultoi se Tirana kishte borxhe gjatë kohës që kishte marrë liçensën nga FSHF-ja për të luajtur në UEFA Europa League, si fituese e Kupës së Shqipërisë dy sezone më parë. Për këtë arsye, me një vendim të mëhershëm, UEFA nuk derdhi në arkat e Tiranës shumën financiare që klubi përfitonte nga pjesëmarrja në Ligën e Europës.
Por çfarë shkruan UEFA për çështjen në fjalë:
4 maj 2017, Federata Shqiptare e Futbollit, konkretisht Sektori i Liçensimit, i refuzon KF Tiranës kërkesën për marrjen e liçensës për pjesëmarrje në UEFA Europa League.
13 maj 2017, FSHF i jep liçensën KF Tirana për të marrë pjesë në UEFA Europa League, pasi klubi bardheblu apelon vendimin e datës 4 maj
31 maj 2017, Federata Shqiptare e Futbollit i dërgon UEFA-s dokumentacionin e Tiranës, duke i sqaruar se gjithçka është në rregull, në lidhje me raportet financiare të klubit bardheblu.
Në muajin qershor të vitit 2017, Tirana merr pjesë në UEFA Europa League, duke zhvilluar vetëm një raund me sistem vajtje-ardhje, dhe më pas skualifikohet.
Më 30 qershor, Tirana i paraqet UEFA-s të gjitha raportet financiare, duke i argumentuar se ka shlyer të gjitha borxhet ndaj palëve të treta, me një shumë që shkonte në 432 mijë euro.
Ndërkohë për këtë raport të Tiranës, UEFA dyshon dhe nis investigimin për raportin e paraqitur nga Tirana. Hetimi nis zyrtarisht më 15 shtator 2017, nga aty UEFA zbulon që Tirana nuk i kishte shlyer të gjitha borxhet, duke i bllokuar derdhjen e shpërblimit financiar që klubi bardheblu duhet të përfitonte nga pjesëmarrja e saj në Europa League.
Në shkurt të këtij viti nis hetimi për FSHF dhe mbyllet tani. Si përfundim UEFA ka gjetur fajtore FSHF-n për këtë rast, duke e gjobitur me një shumë prej 100.000 euro.
Gjysma e gjobës do të paguhet gjatë këtij viti dhe pjesa tjetër sezonin e ardhshëm.
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës