UEFA dënon Kosovën me 13 mijë euro, Jashari humbet ndeshjet e play-offit

22:04 | 30 Dhjetor 2024
D.H

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar me 13 mijë e 250 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK).

UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 11 dhjetor të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Me 10 mijë euro e ka dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.

Me 3 mijë e 250 euro e ka dënuar për ndezje të fishekzjarrëve nga “Dardanët”, ndërsa Muharrem Jasharin e ka suspenduar me dy ndeshje.

Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme.

Kosova dy ndeshjet e ardhshme i luan në mars. Do të përballet në play-offin e Ligës së Kombeve kundër Islandës.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës në sajtin zyrtar.

Të ngjashme