Kampionati Evropian do të startoj me 14 qershor deri në 14 korrik.
Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e UEFA-s ka përzgjedhur gjyqtarët për këtë kampanjë, shkruan Arbresh.info.
Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka shpallur 18 gjyqtarë, ekipet e tyre ndihmëse të arbitrave, dhe zyrtarët e ndeshjeve video dhe zyrtarët mbështetës të ndeshjeve, të cilët do të jenë në krye të 51 ndeshjeve në UEFA EURO 2024.
LISTA E GJYQTARËVE:
Artur Soares Dias ( Portugali)
Jesús Gil Manzano (Spanjë)
Marco Guida (Itali)
Istvan Kovacs (Rumani)
Ivan Kruzliak (Sllovaki)
François Letexier (Francë)
Danny Makkelie (Holandë) Szymon
Marciniak (Poloni ) Michael Oliver (Angli) Daniele Orsato (Itali) Sandro Schärer (Zvicër) Daniel Siebert (Gjermani) Anthony Taylor (Angli) Clément Turpin (Francë) Slavko Vinčić (Slloveni) Felix Zwayer (Gjermani)
Gjithashtu një gjyqtar nga Argjentina, Facundo Tello , së bashku me dy ndihmësit e tij, do t’i bashkohen grupit evropian të arbitrave në kampionatin evropian në Gjermani.
Bëhet e ditur që gjatë turneut gjyqtarët, ndihmësit e arbitrave dhe gjyqtarët mbështetës do të kenë kampin e tyre bazë në Frankfurt. Zyrtarët e video-ndeshjes do të vendosen në Leipzig, ku gjatë ndeshjeve do të operojnë nga Qendra Ndërkombëtare e Transmetimeve./Arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...