Google ADS

UEFA cakton gjyqtarët e finales në Ligë të Kampionëve

13:54 | 12 Maj 2017
Arbresh Info

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari gjerman, Felix Brych, do të marrë detyrën në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.

41-vjeçari ishte njeriu që drejtoi çerekfinalen e Portugalisë kundër Polonisë verën e kaluar në Kampionatin Evropian derisa ai drejtori edhe ndeshjen Suedi – Belgjikë dhe Angli – Uellsi në fazat grupore, transmeton portali arbresh.info.

Brych ka gjykuar gjithashtu Juventusin në ndeshjet e mëparshme këtë sezon, atë të rundit të dytë me Porton.  /arbresh.info

Trupi qeverisës i futbollit ka konfirmuar se gjyqtarët e kësaj ndeshje janë:

  • Gjyqtar: Felix Brych (gjerman)
  • Asistentët: Mark Brosch, Stefan Lupp (të dy gjerman)
  • Zyrtari i katërt: Milorad Mazic (serb)
  • Asistentët shtesë: Bastian Dankert, Marco Fritz (të dy gjerman)
  • Asistenti rezervë: Rafael Foltyn (gjerman)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme