UEFA ashpërson masat për ndeshjet e Euro 2024

16:49 | 23 Qershor 2024
D.H

Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë pati vëmendjen kryesore gjatë ditës së djeshme në kuadër të Euro 2024.

Portugezët fituan me rezultat 3-0 dhe siguruan kualifikimin tutje për fazën tjetër të kampionatit nga pozita e parë, shkruan Arbresh.info.

Në këtë ndeshje Ronaldo arriti të thyej një rekord ku u bë lojtari me më së shumti asistime në histori të Kampionateve Evropiane.

Përveç kësaj për yllin portugez hyn në fushë edhe disa tifoz të cilët e ndalën lojën për disa minuta.

Kjo ka bërë që UEFA të ashpërsojë masat për tifoz të cilën hyjnë në fushë.

Gjatë ditës së sotme UEFA ka dal me një njoftim ku kanë bërë të ditur se do të ketë masa shtesë të isgurisë si dhe dënime të rënda për ata të cilët hyjnë në fushë.

“Siguria në stadium është prioriteti kryesor për UEFA-n dhe Euro 2024. Për këtë arsye, masa shtesë të sigurisë do të vendosen në stadiume për të përmbushur kërkesat e garës dhe për të parandaluar incidente të tilla”.

“Për arsye sigurie, ne nuk mund të komentojmë masat e tjera specifike. Për rikujtim, çdo hyrje në fushë përbën shkelje të rregullave dhe si rezultat do të përjashtohet nga stadiumi dhe do të dënohet për mospjesëmarrje në garat evropiane si dhe ndaj atyre personave do të paraqitet një ankesë formale për shkelje të rregullave”, thuhej në njoftimin e UEFA-s.

Kjo nuk ishte ndeshja e vetme ku tifozët ia mësynë fushave pasi që edhe në disa nga ndeshjet e rrethit të parë ndodhi e njëjta gjë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme