Udinese dhe Interi kanë luajtur pa gola në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A që i zhvillua në Stadio Friuli.
Radja Nainggolan pati rastin më të mirë në fraksionin e parë duke dërguar një goditje të rrezikshme, e cila u ndal nga portieri Juan Musso.
Në vazhdim të gjysmës së parë nuk pati shumë shanse për gol, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, transmeton telegrafi.
Me të filluar pjesa e dytë, rrezikoi Lautaro Martinez, mirëpo portieri vendas ishte sërish në vend për të intervenuar.
Nainggolan pati një tjetër rast për ta zhbllokuar rezultatin, por Musso intervenoi përsëri për t’ia mohuar golin.
Interi vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në tabelë, ndërkohë që Udinese akoma është në rrezik për rënie nga liga.
Në xhiron e ardhshme, Udine luan si mysafir i Frosinones, kurse Nerazzurrët janë nikoqirë të Chievos.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...