Pas përhapjes së pandemisë Covid-19 në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Kosovën, Federata e Volejbollit e Kosovës-FVK, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, FVK ka pezulluar të gjitha aktivitetet.
Pas përmirësimit të situatës në Kosovë dhe lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës, FVK ka planifikuar që në bashkërendim edhe me institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe sportive të rifilloj gradualisht me gara që kanë rëndësi më të veçantë për FVK. Bordi i FVK-së ka vendosur që garat t’i vazhdojnë vetëm katër (4) ekipet e para të ligës superior në të dy konkurrencat.
Garat janë planifikuar të fillojnë me 13/14 Qershor 2020 dhe të përfundojnë më së largu 11/12 Korrik 2020.
Të gjitha klubet, sportistët dhe personat tjerë që do të jenë të kyçur në aktivitete duhet që të ju përmbahen rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës-IKSHPK.
Me anë të këtij manuali synojmë që të ndërmarrim hapa të cilët do të jenë në përputhshmëri me rekomandimet e IKSHPK-së, për organizimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve të volejbollit.
Më këtë rast aktivitetet i kemi klasifikuar në tri shkallë të rrezikshmërisë:
AKTIVITETET ME RREZIKSHMËRI TË ULËT
Stërvitje individuale në kushte shtëpiake që kanë për qëllim mbajtjen e nivelit të kondicionit fizik të sportistëve. Në këto aktivitete mund të përfshihen edhe elemente të ndryshme teknike dhe bashkëlojtarë nga e njëjta familje.
AKTIVITETET ME RREZIKSHMËRI TË MESME
Stërvitje individuale apo me bashkëlojtarë nga e njëjta familje në hapësira publike, duke mbajtur distancën sociale dhe dezinfektimin e mjete vepër stërvitje.
AKTIVITETET ME RREZIKSHMËRI TË LARTË
Stërvitje individuale në palestra me bashkëlojtarë, stërvitje grupore me bashkëlojtarë përfshirë këtu edhe lojën e volejbollit.
Të gjithë anëtarët e Federatës së Volejbollit të Kosovës janë të obliguar të respektojnë rregullat dhe rekomandimet e IKSHP-së dhe për rikthimin në stërvitje apo lojë duhet të ju përmbahen edhe këtyre rregullave.
Para aktiviteteve:
– Të mos ketë patur simptoma të virusit së paku 14 ditë para fillimit të aktivitetit;
– Të qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë apo nuk ndihen mirë;
– Të jenë të vetëdijshëm dhe të shmangin kontaktet me personat që kanë qenë apo janë të
infektuar;
– T’i lajnë dhe dezinfektojnë duart rregullisht;
– Të mos prekin hundën, gojën apo ndonjë pjesë tjeter të fytyrës me duar të papastërta;
– Të mbajnë distancën sociale;
– Të mbajnë maskën;
– Të mbulohet goja dhe hunda kur tështiteni;
– Të mbahet evidenca e kontakteve të personave në baza ditore.
Gjatë aktiviteteteve:
– Të evitoni çdo aktivitet në rast të paraqitjes së simptomave të Covid-19;
– Të zbatohen në mënyrë strikte rregullat e vendosura nga IKShPK dhe MSh;
– Të lahen duart dhe dezinfektohen sa më shpeshë;
– Të mos prekin hundën, gojën apo ndonjë pjesë tjetër të fytyrës me duar të papastërta;
– Të shmangen kontaktet e panevojshme, festimet me përplasjen e duarve dhe përqafimi i bashkëlojtarëve;
– Çdo herë kur është mundësia të mbahet distancë sociale (gjatë pushimeve, apo qëndrimit në pankinën rezervë);
– Çdo herë në hapësirat ku stërvitet dhe zhvillohen ndeshjet të ketë dezinfektues për duar dhe hapësira;
– Mbeturinat që krijohen gjatë stërvitjeve, si p.sh.: shishet e ujit, faculetat, etj., të hidhen në koshin e plehrave menjëherë;
– Të mbahet evidenca e personave për secilin aktivitet, lojë apo stërvitje.
Pas aktiviteteve:
– Të lahen dhe dezinfektohen duart;
– Të mos prekin hundën, gojën apo ndonjë pjesë tjetër të fytyrës me duar të papastra;
– Të monitorohet shëndeti dhe në rast të paraqitjes së simptomave të lajmërohen menjëherë personeli mjekësor;
– Të mbahet distancë sociale sa më shumë të jetë e mundur;
– Në rast të teshtitjes të mbulohet goja dhe hunda me bërryl;
– Të pastrohen pajisjet sportive.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...