Google ADS

Udhëzimet për vazhdimin e procesit stërvitor dhe ndeshjeve

14:37 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Udhëzimet dhe sugjerimet për vazhdimin e procesit stërvitor në objektet sprortive për futbollist me qëllim preventimi të përhapjes së virusit Covid-19.

  1. Vazhdimi i aktivitetit sportiv për të gjithë sportistët duhet të filloj nga data nëpër të gjitha objektet sportive të futbollit.
  2. Ky proces mund të vazhdojë pas heqjes së barierave ligjore nga Ministria e Shëndetësisë dhe duke i respektuar të gjitha kushtet dhe masat e përcaktuara me këtë udhëzim.
  3. Futbollistët para ardhjes, gjatë stërvitjes dhe pas largimit nga objekti sportive duhet ti nënshtrohen këtyre masave:

 Futbollistët dhe stafi teknik të vijnë në stërvitje individualisht dhe me pajisje sportive, mundësisht pa përdorur zhveshtore;

 Përdorimi i hapësirave të përbashkëta në zhveshtore, tush kabinat etj., mund të përdoren vetëm nëse dezinfektohen pas çdo përdorimi;

 Stërvitjet të organizohen mundësisht në fushë të hapur;

 Gjatë stërvitjeve individuale futbollistët të mbajnë distancën prej minimum 2 metra;

 Futbollistët të përdorin vetëm mjetet e veta higjenike (sapuni, peshqirët, etj) si dhe të përdorin shishen personale për pije dhe ushqimin eventual;

 Pas stërvitjeve të gjithë janë të obliguar t’i përmbahen masave të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) sikurse qytetarët e tjerë.

Organizatori i stërvitjeve është përgjegjës, së bashku me përgjegjësit e objekteve sportive për marrjen e masave si në vijim:

 Çdo objekt sportiv duhet të dezinfektohet në mënyrën e parashikuar nga MSh;

 Evidentimi i stërvitjeve data, koha, vendi, numri i pjesëmarrësve, të dhënat mbi trajnerin dh stafin dhe personelin teknik;

 Organizatori i stërvitjes duhet të ketë informatat paraprake për çdo futbollist, trajner apo personel tjetër që merr pjesë në stërvitje duke pasur parasysh se mos ka ndonjë simptomë që lidhet me infeksioni me virusin Covid-19 (temperaturë, kollitje, lodhje e tepërt, frymëmarrje e vështirë);

 Nëse gjatë stërvitjes lajmërohet ndonjë simptomë i tillë, stërvitja duhet të ndërprehet menjëherë, kurse personi me simptomë të dërgohet në institucionet shëndetësore;

 Organizatori i stërvitjes duhet të sigurojë një shportë të posaçme për tu hedhur të gjitha ambalazhat plastike, faculetat, pajisjet mjekësore të përdorura, dorëzat, maskat, etj. dhe ato të mbyllen në mënyrë të sigurt e të hidhen në vendin adekuat;

 Në objektin sportiv ku mbahet stërvitja duhet të ketë mjete për dezinfektim të duarve dhe mjete tjera higjenike;

 Para fillimit dhe pas përfundimit të stërvitjes duhet të dezinfektohen të gjitha mjetet dhe pajisjet sportive të fiksuara statike që janë përdorur gjatë stërvitjes. Si dhe të gjithë topat dhe rekfizitat sportive që përdoren në stërvitje me dezinfektues që përmban së paku 70% alkool.

 Organizatori i stërvitjes dhe menaxheri i objektit obligohen që hapësira kohore mes dy stërvitjeve të jetë së paku 30 minuta;

 Të gjitha hapësirat e mbyllura të ajrosen vazhdimisht ose me ventilim të hapur, por jo me kondicioner;

Sugjerohen fuqishëm të gjitha klubet sportive që të mbajnë stërvitje nëpërmes karantinimit të kontrolluar (nëse kanë mundësi) duke i marrë këto masa:

 Para shkuarjes në karantinim të bëjnë testimin për Covid-19;

 Të gjithë pjesëmarrësit në karantinë nuk mund të lëshojnë karantinimin me vetëdëshirë gjatë kohës të përcaktuar nga klubi dhe duhet t’iu përmbahen institucioneve dhe udhëzimeve gjatë qëndrimit;

 I gjithë objekti ku janë vendosur sportistët me ekipet e tyre duhet të jenë të dezinfektuara në bazë të standardeve të përcaktuara nga MSh;

 Të gjithë personeli që punon në ketë kompleks (recepcioni, kuzhinierët, kamerierët dhe personat për mirëmbajtje) duhet të mbajnë maskat mbrojtëse dhe

dorëzat duke i respektuar masat e përcaktuara nga MSh për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme