Ousmane Dembele është lojtari i parë që ka thyer një nga rregullat e vendosura nga trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Komike bëhet situate kur bëhet e ditur se anësori francez u vonua 3 minuta në stërvitje.
Ylli francez nuk shquhet si lojtar tejet të disiplinuar, por nën urdhërat e Xavi është situatë krejtësisht tjetër.
Qysh në ditën e parë si trajner i Barcelonës, Xavi kishte dhënë urdhër që lojtarët të jenë në stërvitje një orë e gjysëm më herët. Kështu, stërvitja e planifikuar në orën 10:00 do të duhet t’i gjente futbollistët në kampin stërvitor në orën 8:30.
Por, Dembele shkoi në stërvitje në orën 08:33, që domethënë ishte tre minuta më vonë se sa kërkoi Xavi.
Është, 24-vjeçari është lojtari i parë që do të gjobitet, pasi theu një nga rregullat e vendosura nga Xavi.
Tekniku spanjoll gjithashtu ka treguar edhe “pushtetin” e tij mbi lojtarë si Gerard Pique, duke i anuluar postimet e tij të shpesha në rrjetin social “Twitter”./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...