Në lojën moderne, shumë futbollistë i marrin numrat në fanellë shumë seriozisht, por përforcimi i ri i Liverpoolit, Fabinho ende nuk e ka një të tillë.
Mesfushori brazilian iu bashkua Liverpoolit nga Monaco në maj në një marrëveshje në vlerë prej 40 milionë funte.
Por, klubi ende nuk e ka bërë të ditur numrin zyrtar, të cilin Fabinho do ta mbajë për sezonin e ardshëm.
Në turneun para-sezonal në Amerikë, Fabinho ka mbajtur numrin 3, të cilin e ka mbajtur Mamadou Sakho, por Liveprool Echo shkruan se ai nuk do ta mbajë atë në baza permanente.
24-vjeçari e mbajti numrin 2 në fanellë gjatë kohës së tij në Francë, por ky numër aktualisht është i okupuar në Liverpool nga Nathaniel Clyne.
Gjithashtu është spekuluar se ai mund ta marrë numrin 22 në fanellë, të cilin e mban Simon Mignolet. Belgu pritet të largohet nga ”Anfield” këtë verë.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha