Real Madrid mposhti minimalisht Liverpool në finalen e Champions League, teksa ndeshja u shty për 30 minuta, pasi kishte vonesa nga të pranishmit për të hyrë në shkallët e stadiumit.
Ishin tifozët e “The Reds” ata që hasën në vështirësi për të parë finalen, teksa për këtë drejtuesit e skuadrës angleze kanë kërkuar edhe hetim, pasi mijëra tifozë ishin penguar të hynin në stadium, raporton faqja zyrtare e Liverpoolit, transmeton arbresh.info
Kjo ngjarje është dënuar nga klubi anglez në një deklaratë për shtyp: “Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin europian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skena si ato që kemi parë sonte (e shtunë). Kemi kërkuar zyrtarisht një hetim për të zbuluar shkaqet e këtyre problemeve të papranueshme,”thuhet në dekleratën e klubit “The Reds”./arbresh.info/
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë