U rrit në një shtëpi të mbuluar me pemë kokosi dhe në varfëri të skajshme, historia e jetës së boksierit të famshëm

17:43 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në këtë ditë, 42 vite më parë lindi një nga boksierët më të mirë në botë, Emanuel Mani Dapidran Pacquiao, i njohur si Manu Pacquiao në Filipine.

Ai ishte boksieri i parë që u bë kampion bote në tetë kategori të ndryshme në boks duke fituar plotë dhjetë tituj botëror, derisa ka një histori pak të besueshme. Përveç boksit ai merret edhe me aktrim e politik, transmeton “Zeri.info”.

Në maj të vitit 2010, fal edhe famës që kishte krijuar në boks ai u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të Filipineve dhe përfaqëson provincën e Sarangani.

Derisa gëzon popullaritet të madh në Filipine, ai është një nga sportistët më të paguar në botë me të ardhura prej 32 milionë dollarësh.

“Paku” mbajti flamurin e Filipineve në hapjen e Olimpiadës së Pekinit në 2008, por çuditërisht ai nuk garoi fare aty.

Sot Filipine ka një film për të, derisa edhe është sportisti i parë filipinas që shfaqet në një pullë postare. Ai ishte në listën e revistës Time të njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2009, derisa është anëtar nderi i ekipit amerikan të basketbollit NBA Boston Celtics.

Një nga lajmet më të këqija në jetë mori në vitit 2013. Ai u paralajmërua nga mjekët se shenjat e para të sëmundjes Parkinson kishin filluar të shfaqeshin, dhe se duhet ta mbyll karrierën e tij të arteve marciale.Image

Këtë gjë nuk e përfilli dhe me 2 maj 2015, zhvilloi meçin më të madh në histori të boksit kur u ndesh me Floyd Mayweather në Las Vegas, pas negociatave që zgjatën disa vjet.

Mayweather fitoi ndeshjen por Pacquiao ishte i kufizuar në atë meç pasi kishte të lënduar dorën gjë të cilën e kishte mbajtur të fshehtë para meçit.

Në ditët pas luftës, ai zbuloi para mediave se e kishte krahun e lënduar.

“Pacquiao po luftonte me një dëmtim në shpatullën e tij të djathtë, dëmtim ky që duhej të kurohej vetëm me operacion. Ai nuk pranoi pasi do t’ia mohonte meçin “, raportoi Sports Illustrated.

Gjithsesi, edhe ky kishte momente të errëta në jetë. Pacquiao pranoi se si i ri, që ishte rritur në qytetin e vogël të Kibava, kishte përdorur herë pas here drogë.Image

“Kam provuar drogë, lloje të ndryshme të barnave, të gjitha llojet e barnave”, tha ai para se të fillonte të qetësonte gazetarët se kjo fazë e jetës së tij kishte mbaruar “edhe para se të bëhesha kampion”.

“Paku” është njëri nga gjashtë fëmijët nga prindërit të cilët u divorcuan kur ai ishte në klasën e gjashtë të shkollës fillore. Ai nuk mundi të vazhdojë shkollën për shkak të varfërisë ekstreme.

Ai kishte një fëmijëri shumë të vështirë. U rrit në xhunglën Filipine dhe familja e tij ishte aq e varfër sa nuk kishin mundësi as orizi. Ai ndau një dhomë me prindërit, motrën dhe dy vëllezërit e tij të vogël, e cila ishte e rrethuar me pemë kokosi. Ata jetonin me arrë kokosi. Babai shiste dru dhe fruta për ta ushqyer familjen.

Pacuquio vendosi të largohet nga aty për të shkuar në qytetin Manila ku jetonte nëpër rrugë derisa nisi të merrej me “luftra rrugësh” ku më pas përfundoi në një sallë boksi dhe aty iu afrua një dhomë dhe ushqim, që do të thoshte shumë për të, nga ku edhe nisi karriera e tij. Në garën amatore, ai kishte 64 luftime, nga të cilat 60 fitore dhe katër humbje.

Me vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, ai hyri në ringun dhe bëri një karrierë të shkëlqyeshme me të cilën pakkush mund të arrijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme