U qëllua me thikë, babai i Lamine Yamal flet nga spitali: Kisha frikë, e pashë veten mes jetës dhe vdekjes

12:16 | 16 Gusht 2024
KRG

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui vazhdon të jetë i shtruar në spital në Badalona. Kujtojmë që Mounir u godit me thikë të mërkurën në një parking në Mataro.

Teksa së fundmi, babai i futbollistit të talentuar ka folur nga ambientet e spitalit për “Mundo Deportivo”. Mounir tregon që momentalisht është mirë, por nuk mohon që ishte shumë i frikësuar, duke theksuar që ishte mes jetës dhe vdekjes.

“Faleminderit zotit jam shumë më mirë, thjesht më ulën në tokë. Duhet të jem më i qetë për të mirën e të gjithëve, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj. E pashë veten mes jetës dhe vdekjes, sigurisht që kisha frikë, si çdo qënie njerëzore”, ishin fjalët e babait të Lamine Yamal.

Të ngjashme