Të gjithëve u ra në sy takimi i shkurtër i Granit Xhakës pas ndeshjes me përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic.
Përzgjedhësi serb po e priste Xhakën te tuneli dhe e përshëndeti atë, derisa video në fjalë është bërë virale.
Ka qenë një përshëndetje që ka bërë xhiron e botës pas përplasjeve të mëparshme të Zvicrës dhe Serbisë.
Ndërkohë vet trajneri serb pas ndeshjes ka zbuluar edhe fjalët që ka shkëmbyer me Granit Xhakën.
Pixi sacekao Dzaku pic.twitter.com/KyVWxkauRi
— FantomBeograda (@FantomBeograda) October 12, 2024
“Xhaka më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që futbollistët patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkovic.
Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore nga tifozët vendas.
Gjatë gjithë ndeshjes kishte kore kundër Kosovës, derisa sa herë prekte topin Granit Xhaka tifozët e vërshëllenin atë. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...