Google ADS

U përplas pasi voziti me shpejtësi të madhe, arrestohet mbrojtësi i Tottenham Hotspur

09:45 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Danny Rose është arrestuar nga policia pas përplasjes nga ngasja e rrezikshme me shpejtësi të madhe në orët e para të mëngjesit, përcjell Zeri.info

Mbrojtësi angelz ka pasur një ecuri negative në 18 muajt e fundit, duke rënë në mënyrë drastike nga forma e tij me “Spurs” dhe gjërat sapo kanë marrë një kthesë tjetër për të keq.

Mediumi anglez “The Sun” raporton se ai është arrestuar nën dyshimin për ngasje të rrezikshme.

Raporti vë në duke se Rose shpëtoi nga automjeti pa pasur asnjë lloj dëmtimi serioz, por një burim, duke folur për mediumin anglez, zbuloi se ai ishte “me fat që doli i gjallë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme