Google ADS

U përleshën në finalen e Superkupës, dënohen Emërllahu dhe Firminjo

12:54 | 2 Shkurt 2023
K.B

Dy lojtarë të Superligës së futbollit të Kosovës kanë marrë nga një dënim.

Finalja e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Llapit që u mbajt në Turqi u përcoll me një situatë të pahijshme.

Në fund të ndeshjes ndodhi një kacafytje në mes Lindon Emërllahut dhe Alef Firminjos.

Gjyqtari i takimit i ndëshkoi të dy me kartonë të kuqë, ndërsa sot FFK ka marrë vendimin ndaj tyre.

Ata u dënuan me nga dy ndeshje mos lojë.

Më poshtë e gjeni vendimin e FFK-së:

“Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanellë 6 dhe nr ID 008300M02. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanellë 9 dhe nr ID 024387M98. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.

Kujtojmë që në atë takim triumfoi Ballkani me rezultat 1:0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme