U përlesh me gazetarin, Ribery i këkon falje

16:57 | 13 Nëntor 2018
Arbresh Info

Franck Ribery e ka pranuar se ishte përfshirë në një zënkë me një gazetar, të cilin thuhet se e ka goditur me shuplakë.

Gazetari Patrick Guillou tha në TV se anësori 35-vjeçar ishte përgjegjës për dy nga tri golat e shënuara nga Borussia Dortmundi në fitoren 3-2 ndaj Bayern Munichut.

Si kundërpërgjigje, francezi thuhet se e ka goditur shuplakë dhe e ka ofenduar atë

“Franck Ribery na ka informuar se kishte një përleshje me bashkatdhetarin e vet Patrick Guillou, të cilin e njeh tash e shumë vjet”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

“Jemi pajtuar me Guilloun se do të takohemi dhe të bisedojmë për mënyrën sesi ta zgjidhim këtë çështje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme