Duelet e ardhshme të Bayern Munich dhe Barcelonës në Evropë do të jenë të nxehta.
Kjo për shkak se disa momente pas shortit të Ligës së Kampionëve, i cili vendosi dy gjigantët në të njëjtin grup, imazhet treguan drejtorin ekzekutiv të bavarezëve, Oliver Kahn, gjoja duke buzëqeshur kur u shortuan me katalanasit.
Portieri legjendar qesh pasi Bayerni ra në të njëjtin grup me Barçën gjatë shortit të Ligës së Kampionëve.
Sipas gazetës Sport, Kahn u tall me skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernandez kur Barcelona ra në grupin e Bayernit. Ky akt u cilësua si një “reagim i pazakontë i një personi që mori pjesë në një short ku respekti është normë”.
Në përgjigje të akuzës, Oliver Kahn ka dhënë versionin e tij se përse qeshi në ato momente.
“Ky interpretim ka dalë krejtësisht jashtë mase”, deklaroi ai për Bild. “Robert Leëandoëski na la për Barcelonën vetëm pak javë më parë, tani jemi sërish bashkë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”.
“Unë buzëqesha me çuditë e tilla të futbollit. Kam respektin maksimal për Robertin dhe Barcelonën, këto ndeshje do të jenë një festë për tifozët e të dy skuadrave dhe tifozët e futbollit në përgjithësi”, shtoi ai, transmeton telegrafi.
Bayern Munich starton si favorit në Grupin C, i cili konsiderohet si ‘Grupi i Vdekjes’ pasi ka tre nga skuadrat më të mira evropiane, gjermanët, Barcelonën dhe Interin.
Viktoria Plzen është skuadra më e dobët në letër, edhe pse në Ligën e Kampionëve gjithmonë mund të ketë surpriza.
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip