Është mbajtur sot seminari njëditor për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë, në të dy konkurrencat, me temë “Sistemet e lojës (përparësitë dhe mangësitë) dhe aplikimi i tyre në praktikë”, me ligjërues instruktorin gjerman, Klaus Stark.
I organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit dhe përkrahur nga FFK, ky seminar i cili u shërben trajnerëve për të përditësuar njohuritë e tyre teorike dhe praktike në lojën e futbollit, u mbajt në Kampin Nacional në Hajval derisa ishin të pranishëm rreth 50 pjesëmarrës, përcjell Arbresh.info.
Këta të fundit e vlerësuan eksperiencën e instruktorit gjerman dhe ligjëratën e tij, derisa pohuan që gjithmonë ka vend për të mësuar gjëra të reja.
Në anën tjetër, instruktori gjerman Stark lavdëroi interesimin dhe përkushtimin e trajnerëve kosovarë për të mësuar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e mirë dhe të duhur të futbollit në vend por nuk e mohoi, siç tha ai, faktin se kanë nevojë për më shumë eksperiencë.
Ndërsa, anëtari i Bordit të Shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli, tha se këto seminare organizohen për të mirën e trajnerëve, të cilëve u ndihmon të jenë në hap me zhvillimin e shpejtë të futbollit. Me këtë rast, ai i ftoi të marrin pjesë në këto seminare edhe ata që sot munguan.
Pas pjesës teorike, pjesëmarrësit vazhduan me pjesën praktike, e cila po ashtu u aplikua me instruksionet e ekspertit gjerman Klaus Stark. /Arbresh.info/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit