Në emër të FFK-së punë të mbarë Komisionit i ka uruar Arinait Ahmeti, zv. sekretar i sekretarit të përgjithshëm të FFK-së duke i inkurajuar që me profesionalizëm ta kryejnë detyrën për çka janë zgjedhur.
Komisioni sipas detyrës ka nisur hapjen e ofertave nga konkurruesit, që ishin 161 sosh dhe të cilat po shikohen dhe analizohem me shumë kujdes, profesionalizëm dhe kompetencë për ta bërë përzgjedhjen e logos më të mirë, e të cilën pastaj do ta miratojë KE i FFK-së.
Para hapjes së ofertave Komisioni ka debatuar për mënyrën dhe qasjen në secilën ofertë. Gjatë punës deri me tash u pa një përkushtim i atyre që kanë konkurruar dhe u panë shumë punime të mira me plotë domethënie dhe Komisioni do të ketë një punë shumë të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe për ta bërë përzgjedhjen e duhur.
Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me UEFA-n kanë mbajtur seminarin e dytë për gjyqtarë me ligjërues z. Alan Snoddy specialist i UEFA-s për gjyqtarë dhe përgjegjës për arritjen e kushteve që gjyqtarët e Kosovës të jenë pjesë e Konventës ndërkombëtare të Gjyqtarëve.
Të pranishmit fillimisht në emër të FFK-së i ka përshëndetur z. Arianit Ahmeti, zv.sekretar i sekretarit të përgjithshëm, i cili duke falënderuar z. Snoddy ka thënë se FFK-ja është e përkushtuar që të ketë ngritje të vazhdueshme profesionale për gjyqtarët e futbollit.
Në ligjëratën e tij z. Alan Snodby në fillim ka përgëzuar Komisionin e gjyqtarëve dhe të pranishmit me një fakt të veçantë ku në mesin e meshkujve ka edhe gjyqtare femra dhe se bashkëpunimi me FFK-në dhe mekanizmat ndërkombëtar do të vazhdojë edhe më shumë.
E në vazhdim z. Snodby para të pranishmeve në mënyrë të ilustruar analizuan je vetëm rregullat e futbollit por edhe situatat e ndryshme që mund të paraqiten gjatë një ndeshje futbolli. Ka qenë një interesim i madh i gjyqtarëve të cilët me pjesëmarrjen interaktive kanë shtjelluar shumë situata të paqarta në ndeshje.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...