Pas tre muajve pauzë Liga Premier u rikthye me ndeshjen Manchester City – Arsenal që përfundoi 3-0 në të mirë të kampionit në fuqi të Anglisë.
E kjo ndeshje tregoi edhe rastet e para të lëndimeve, ku nga të dyja skuadrat patë futbollistë të lënduar.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka lëshoi fushën pas vetëm tetë minutave lojë për shkak të lëndimit.
Tani pas kontrolleve të bëra nga klubi, është mësuar se Xhaka do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 20 ditë.
Kësisoj Graniti do t’i mungojë Arsenalit në katër sfida në Ligën Premier.
Arsenali do të duhet t’ia dalë ndaj Brightonit, Southamptonit, Sheffield Unitedit dhe Norwich Cityt pa yllin nga Kosova.
Rikthimi i Xhakës në fushë pritet të bëhet në ndeshjen e katër korrikut ku Arsenali do të jetë mysafir i Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...