Ish mbrojtësi i Nigerisë, Taribo West ka thënë se ai u largua nga Milan më 2000 për shkak se mafia nuk dëshiron “një lojtarë afrikan të kishte vend në një skuadër italiane”.
West ishte larguar nga Interi për tek rivalët e tyre të qytetit në mileniumin e ri, por kishte luajtur vetëm katër herë për Milanin para se ti bashkohet Derby Countyn në nëntor të vitit 2000.
“U largova për shkak të mafisë”, ka thënë 45 vjeçari për Score Nigeria.
“Ishte atëherë kur ata me shantazhuan me një mjek i cili thoshte se unë isha i lënduar por kjo nuk ishte e vërtetë”.
“Ata dëshironin të me largonin për shkak se nuk dëshironin që një lojtar afrikan të kishte vend në një skuadër italiane”.
Ndryshe, West ishte i njohur për stilin e tij të pazakonshëm të flokëve, derisa nigeriani ishte me afër kalimit në Liverpool para se të kalonte në Derby.
“Kur u largova, isha afër kalimit në Liverpool por negociatat dështuan kështu që u adaptova në Derby”. /GazetaExpress/
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?