Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes ka reaguar në rrjetet sociale pasi nuk u përfshi në listën e 30 të nominuarve në garën për Topin e Artë 2024.
Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.
Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Shtatë lojtarë të Real Madridit kanë hyrë në listën e ngushtë prej 30 lojtarësh për Topin e Artë, por braziliani Rodrygo nuk është njëri prej tyre.
Kështu, sulmuesi anësor i cili e përfundoi sezonin e kaluar me 17 gola dhe tetë asistime në 51 paraqitje për Los Blancos ka reaguar në rrjetet sociale.
Rodrygo reagoi në profilin e tij në Instagram, me vetëm dy ‘emoji’ ku njëri ishte një njeri me duar të ngritura duke u befasuar dhe tjetri ishte duke qeshur.
Braziliani ndau gjithashtu një foto të tij duke mbajtur trofetë e Ligës së Kampionëve, La Ligës dhe Copa del Rey. /Telegrafi/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...