Sot në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Fillimisht përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti anëtarja e KE të FFK-së, njëherësh kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave, Vjollca Krasniqi.
Ajo i njoftoi klubet për ndihmën që FFK do t’u japë atyre para fillimit të stinorit pranveror si stimulim për organizim më të mirë, por kërkoi angazhim shtesë nga të gjitha klubet për të ngritur kapacitetet organizuese, në mënyrë që të rritet cilësia dhe konkurrenca e ligës dhe ajo të bëhet më atraktive.
Në rrethin e parë të kupës do të marrin pjesë 11 ekipe, derisa ndeshjet do të zhvillohen më 15 e 16 shkurt. Në bazë të tërheqjes së shortit në këtë rreth do të takohen:
Intelektualet – Malisheva
Liria – EPP Com Hajvalia
Presingu – Kosova VR
Dukagjini – Mitrovica
Vizioni – Llapi
Jakova, e lirë
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...