U diagnostikua me probleme në zemër, Davies kthehet në stërvitje

15:51 | 14 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Më në fund vijnë lajme të mira për ekipin e Nagelsman, ku ylli kanadez, Alfonso Davies, është rikthyer sërish në stërvitje pas dy muajsh mungesë.

21-vjeçari rezultoi pozitiv me COVID-19, dhe në janar doli se kishte probleme në zemër për shkak të COVID-it që kaloi.

Kjo gjë i alarmoi bavarezët, të cilët ende nuk e dinin nëse Davies do të ishte i gatshëm për tyre deri në fund të sezonit.

Ja që kanadezi duket se i ka harruar të gjitha ato që kaloi dhe tani është gati të ndihmojë Bajernin, i cili ka pasur shumë probleme në fazën mbrojtëse kohët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme