Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Chester Crown, raporton Associated Press.
Mbrojtësi ishte përjashtuar përkohësisht nga skuadra e Manchester Cityt, me t’u konfirmuar se ka akuza për përdhunim.
Mendy u akuzua për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.
Në anën tjetër kishte edhe një akuzë për sulm seksual të një viktime tjetër të supozuar.
Ai dyshohet se përdhunoi një grua ndërsa ishte i liruar me kusht në muajin gusht, përpara se të futej në paraburgim për 134 ditë në shtator.
Por, mbrojtja e tij e afërt arriti që ta siguronte një lirim me kusht dhe sot (e hënë) u konfirmuar se ai ishte i pafajshëm.
Duket se femrat që kanë ngritur akuzë ndaj tij kishin bërë plan për të përfituar nga pasuria e tij, derisa e ardhmja në futboll ende nuk dihet, pasi Manchester City mund edhe mos ta rikthejë në skuadër. /Telegrafi/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...