“Marca” i kushtoi një artikull ditën e sotme, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.
Media spanjolle bëri të ditur se beratasi ka marrë një ofertë nga klubi FC Austin nga MLS (SHBA). Ndër të tjera trajneri i tij te Granada deklaroi se Uzuni nuk dëshironte të stërvitej me skuadrën.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Myrtos përmes një video të postuar në “Insta Story”.
“Si një kapiten i këtij ekipi, njerëzit që më njohin, nuk duhet të dyshojnë kurrë për dashurinë që ndjej për këtë ekip dhe për këtë qytet derisa të dëgjojnë palën tjetër. Përgjithmonë Granada ime”, shkruan Uzuni.
Uzuni po kalon një formë të mirë këtë sezon ku deri më tani ka realizuar 14 gola dhe një asistim./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...