Tyson Fury ka zbuluar se do t’i zhvillojë vetëm dy përballje dhe do të pensionohet nga boksi.
Boksieri 31-vjeçar para 11 ditësh ka mposhtur Deontay Wilderin në rimeç, për të fituar kështu titullin WBC në peshat e rënda.
Një meç për kampionin e unifikuar me Joshuan është në horizont, por ai fillimisht do të përballet në korrik me amerikanin për përballjen e tretë.
Bronze Bomber ka konfirmuar se do të aktivizojë klauzolën e trilogjisë, në mënyrë që të tentojë të rikthejë titullin WBC në brezin e tij, mirëpo do të varet nëse do ia dalë.
Fur ka bërë të ditur se do t’i zhvillojë këto dy përballje, para se t’i jap fund karrierë së tij në boks, shkaku se gruaja e tij Paris është e frikësuar mos i ndodhë ndonjë gjë në ring.
“Kam edhe dy përballje të mbetura, më pas do të mendojmë se çfarë do të vije më pas”, ka thënë kampioni britanik.
“Jam i pamposhtur në 31 meçe profesionale dhe është viti im i 12-të si profesionist në boks. Kam qenë tashmë kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda. Kur mposhta Klitschikon, kam pasur të gjithë titujt, tani mendoj vetëm te Anthony Joshua”.
“Asnjëherë nuk i kam humbur rripat, duhej të merresha me problemet e shëndetit mental, ata janë titujt e mi. Derisa një bokser nuk është mposhtur në ring, si mund të pretendoni se jeni kampion? Kam mësuar shumë gjatë këtyre viteve dhe kam punuar shumë që ta mbaj këtë rutinë. Më duhet që ta marr veten për dy javë, pas përballjes që kam zhvilluar”, ka shtuar më tej Joshua.
The Gypsy King do të shpresoj që të fitojë edhe në trilogji ndaj Wilderit e më pas të ketë rimeçin ndaj Joshuas për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda në boks. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...