Boksieri i peshave të rënda Tyson Furry ka paralajmëruar se dy ndeshjet e ardhshme ndaj kundër Francis Ngannou dhe Oleksandr Usyk do të jenë të fundit për të.
Këtë fundjavë 35-vjeçari do të duelojë me Francis Ngannou, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë që Fury para një viti Fury lajmëroi se do të tërhiqet nga boksi por që në dhjetor të vitit 2022, ai u kthye për të dueluar ndaj Derek Chisora.
Në një intervistë për BBC, ai tha se po kërkoj të nënshkruajë marrëveshje me 10 duele.
“Po kërkoj të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me 10 duele në ring pas kësaj që do të zhvilloj ditën e shtunë. Pra, do t’i vendos ndjenjat e mia atje dhe do të shoh se kush mund të marrë marrëveshjen më të mirë për 10 ndeshje të tjera”, ka thënë Fury për ESPN.
Më tutje ai shtoi se po ndjehet i luntur që po vazhdon ende karrierën e tij.
“Kjo më bën të jem i lumtur duke luftuar. Kjo është gjithçka që kam bërë ndonjëherë dhe gjithçka që më ka bërë ndonjëherë të lumtur. Kështu që, do të ishte marrëzi tani të largohesha prej saj kur po fitoj miliona dollarë dhe po marr shumë gëzim nga ajo gjithashtu”, u shpreh Fury./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...