I vetëshpalluri ‘Gypsy King’ do të bëjë rikthimin e tij në ring muajin e ardhshëm dhe para meçit të tij, ai ka shfaqur fizikun e jashtëzakonshëm.
Ai duket se ishte plotësisht i vendosur për rikthim në sportin ku arriti majat, transmeton portali arbresh.info. Në vitin 2015, Fury rrëzoi nga froni kampionin në fuqi të botës Wladimir Klitschkon duke fituar statusin si mbreti i padiskutueshëm për pesha të rënda.
Pas suksesit të tij triumfues në tokën gjermane, karriera profesionale e Furyt doli shpejtë jashtë kontrolli.Testi pozitiv në drogë dhe depresioni bënë që Fury të humbas rripin e tij në WBA, IBF, WBO, IBO dhe ‘The Ring’.
Por, pas dy viteve larg nga sporti, Fury vendosi të realizoj rikthimin e shumëpritur të tij më 9 qershor në Manchester Arena kundër një kundërshtari të paemëruar.
Derisa ajo natë po afrohet, Fury duket në formë spektakolare./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...