Tyson Fury ka paralajmëruar se ai dëshiron të bëhet kampion dominues në botë sikur Wladimir Klitschko dhe synon të mbetet numri një në kategorinë e peshave të rënda deri kur të pensionohet.
Britaniku i kishte dhënë fund ecurisë së gjatë të Klitschkos si kampion i unifikuar në vitin 2015, kur e kishte fituar meçin me pikë. Në shkurt të këtij viti, Fury u bë kampion i dy titujve të botës, pasi e mposhti Deontay Wilderin, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari i pamposhtur nuk është duke luftuar më për t’u bërë më i njohur apo për përfitime financiare, por ka zbuluar se motivimi i tij ka qenë synimi për t’u bërë po aq dominues në botën sa kishte qenë në të kaluarën Klitschko.
“Unë e kam fituar çdo titull në boks. Nga titulli anglez deri te titulli si kampion i botës. Të gjitha i kam bërë, konsiderohem më i miri. Nëse nuk ndeshem më me askënd, do të jem i lumtur; por nëse luftoj sërish, atëherë do të vazhdoj kështu”, ka thënë Fury.
“Nëse e kalojmë këtë krizë, që shpresojmë se do ta bëjmë, atëherë ne do të vazhdojmë të përballemi dhe vetëm do të vazhdojmë të përballemi me kundërshtarë”.
“Klitschko e bëri këtë deri në moshën 40-vjeçare. Unë s’po vazhdoj për para apo për famë apo për një rrip. Po vazhdoj sepse kjo më mban të lumtur në aspektin e shëndetit mendor dhe më pëlqen”.
“Nuk kam asgjë për t’i dëshmuar askujt. Unë s’kam pse ta dëshmoj më veten, por po vazhdoj me karrierën time sepse më pëlqen boksi dhe këtë e kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Pse duhet të largohem tani që jam ende i ri?”
“Shpresoj që do të vazhdoj deri kur të flas me ekipin tim dhe atëherë mund të vendosim të gjithë nëse është momenti të largohemi, përderisa jam ende në nivelin më të lartë dhe pastaj të lundroj drejt perëndimit të diellit dhe kush e di se çfarë do të ndodhë pastaj”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...