Tyson Fury do të përfitojë shumën e garantuar prej 20 milionë funtesh (24 milionë euro) për rimeçin ndaj Deontay Wilder të vlefshëm për titullin WBC.
Përfitimet më të mëdha të britanikut në të kaluarën kanë qenë 15 milionë funte (18 milionë euro) që i siguroi nga përballjet ndaj Otto Wallin dhe Tom Schwarz.
Fury dhe Wilder do ta përsëritin duelin nga dhjetori i vitit 2018 që u mbyll baras të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë), ndërsa në lojë është rripi WBC i amerikanit dhe titulli vakant i Ring Magazine, i njohur si lineal.
Dhe derisa shuma prej 24 milionë eurosh është e garantuar, përfitimet e Tysonit mund të ngritën deri në 40 milionë funte (48 milionë euro) nga abonimet, shitja e biletave dhe reklamat – që do të shënojë edhe përfitimin më të madh në karrierën e 31-vjeçarit.
Promovuesi Bob Arum ka thënë se vetëm nga shitja e biletave tashmë janë grumbulluar 16 milionë dollarë (15 milionë euro).
Ndërkohë që abonimet në platformat ‘paguaj për të shikuar’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britani të Madhe që pritet të kalojnë dy milionë blerje, do të sjellin po ashtu të hyra të majme, aq sa Fury do të përfitojë në total rreth 48 milionë euro.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...