Tyson Fury ka vendosur të varë dorezat e boksit në gozhdë dhe këtë radhë duket se për të nuk ka kthim prapa.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social “Instagram”, la të kuptohet se karrierës së tij në këtë sport tashmë po i vjen fundi.
“Kam qenë i bekuar për arritjet e mia në karrierën time si boksier dhe në jetë”, lexohet në postimin e Fury.
“Ka qenë një udhëtim epik. Falënderoj të gjithë tifozët që më mbështetën dhe që patën besim te unë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Shpresoj që të jeni argëtuar ashtu sikurse edhe unë. Fund”.
Tyson Fury, 28-vjeçar ka një bilanc prej 25 fitoresh dhe asnjë humbje.
Fury ka arritur një peshë shumë të madhe
Në nëntor të vitit 2015, ai mundi Wladimir Klitschkon për t’u shpallur kampion bote në WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Pas kësaj sfide ai nuk është ngjitur më në ring, madje është tërhequr dy herë nga sfida e revanshit me ukrainasin.
Në vitin 2016 ai u akuzua për përdorim dopingu nga Agjencia Britanike Antidoping, akuza të cilat ai i mohoi.
Në tetor të atij viti, Fury deklaroi për herë të parë tërheqjen nga boksi nëpërmjet një postimi në Twitter, por e fshiu këtë postim vetëm pak kohë përpara se të hiqte dorë nga titujt e fituar duke deklaruar se është i fokusuar te problemet e shfaqura mendore.
Në muajin mars, Fury deklaroi se do të kthehej në ring kur pa suksesin e Anthony Joshua kundrejt Klitschkos, madje pranoi edhe sfidën me bashkëkombasin e tij, një sfidë kjo që mesa duket nuk do të zhvillohet. /Top Channel/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...