Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, ka folur përsëri rreth një dueli të mundshëm me Anthony Joshua.
Fury është duke u përgatitur për duelin me Deontay Wilder, revanshin me të cilin e luan më 22 shkurt, si kontestues i titullit të WBC.
Britaniku ka bërë të ditur se është i interesuar vetëm për tri duele. Fury-Joshua, Joshua-Wilder dhe Fury-Wilder. ‘Gypsy’ beson se janë vetëm këta tre boksierë në bisedën për më të mirin. Ai gjithashtu ka folur edhe për duelin e mundshëm me Joshua.
“Duelet që dua t’i shoh janë unë dhe Wilder, unë dhe Joshua dhe Joshua dhe Wilder. Nuk ka boksierë tjerë” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.
“Ndeshja me Joshua duhet të ndodh në Las Vegas, dhe vetëm Las Vegas. Është kryeqyteti i boksit” ka shtuar ‘Gypsy King’.
Fillimisht Fury do të synojë të marrë titullin e WBC, pastaj të kërkojë duelin me Joshua, për unifikimin e titujve.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...