Tyson Fury i ka ofruar ndihmë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar duke dhuruar dhjetëra mijëra shishe me lëngje hidratuese për ata që punojnë në vijën e parë të fronit.
Shërbimet shëndetësore po vazhdojnë luftën me pandemie globale me një numër të shtuar të punëtorëve, transmeton Daily Star.
Ndërkaq, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC është sportisti i radhës, i cili në bashkëpunim me sponsorin e tij, Wow Hydrate, do të dhurojë lëngje me elektrolite, për të ndihmuar në ngritje e imunitetit dhe riaftësimit.
“Aktualisht, është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë anekënd botës. Në këtë vend, punëtorët e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), si gjithmonë, janë të mrekullueshëm dhe shumë frymëzues në punën që po bëjnë”.
“Më kanë thënë se punëtorët e NHS po marrin shumë donacionet ushqimore, por jo lëngje të mjaftueshme, prandaj kontaktova me sponsorin tim, Wow Hydrate dhe u pajtuam të dhurojmë dhjetëra mijëra lëngje me elektrolite”, ka thënë Fury.
https://twitter.com/wowhydrate/status/1243461663153631232
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...