A do të rrëzojnë njëri-tjetrin apo jo?
Kjo është pyetja më e madhe që e ka rrethuar duelin bamirës në mes të Mike Tysonit dhe Roy Jones Jr.
Dy legjendat e boksit kanë rëndë dakord që të luftojnë për tetë raunde, mirëpo nuk janë pajtuar që një raund të zgjasë dy minuta dhe jo si normalisht tre.
Tyson dhe Jones Jr kanë kërkuar që meçi të jetë tre minuta dhe të përcaktohet fituesi, pasi sipas tyre, ky duel me këto rregulla do të ishte më femra dhe jo për ta.
1# Raundet
Tashmë është e ditur se do të ketë tetë raunde me nga dy minuta, mirëpo të dy boksierët janë të pakënaqur me një gjë të tillë.
Tyson ka thënën: ” Unë jam i sigurt që ata kanë arsye të tjera, vetëm femrat luftojnë dy minuta”.
“Kjo më dhemb mua më së shumti, pasi nuk jam vetëm unë në ring, mirëpo nuk jam këtu për të folur. Unë jam thjesht i lumtur që po ndodhë një gjë e tillë”.
Jones Jr më pas shtoi: “Unë jam aspak i lumtur, kjo gjë është për femrat. Pse të zhvillojë raunde me nga dy minuta? Ne nuk jemi femra, ne jemi dy më të mirët në histori të boksit”.
“Pse duhet ta shkurtoi në dy raunde, nuk ka asnjë problem për mua ose për atë (Tysonin), i mashtrojmë tifozët e ngazëllyer”.
“Do ishte më e dobishme ta mbanin tre minuta një raund”, ka shtuar më tej ai.
2# Dorëza të mëdha dhe jo mbrojtëse për kokë
Tyson dhe Jones nuk do të mbajnë mbrojtëse në kokë, mirëpo do të kenë dorëzya më të mëdha se sa ato të zakonshmet që përdoren në boksin modern. Kjo bëhet për shkak që nëse nokautohet njëri nga ta, mos të ketë lëndime të rënda.
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...