Mike Tyson nuk ka mundur që të mos përfshihet në luftën e fjalëve para duelit të madh mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.
Boksieri legjendar i kategorisë së rëndë e ka përjashtuar secilën mundësi që McGregor të fitojë në duelin e madh që zhvillohet më 26 gusht.
McGregor ka kërcënuar disa herë rivalin e tij që s’ka asnjë humbje në karrierë, por Tyson beson se fituesi dihet tashmë në përballjen që do të zhvillohet në T-Mobile Arena të Las Vegasit.
“McGregor do të vritet në këtë duel boksi. Unë jam hidhëruar sepse kam menduar që do të përdorin rregullat e MMA (arteve të përziera marciale) në këtë duel boksi. Por, a mund të mposhtë boksieri djaloshin e MMA?”.
“McGregor e ka vënë prapanicën e tij në një pozitë ku ai do të nokautohet sepse ai kështu ka bërë gjithmonë që prej se është lindur. McGregor nuk mund të godasë me këmbë, as të kapet jashtë rregullave kështu që ai nuk ka asnjë gjasë. Ai ka bërë gabimin më të madh në historinë e boksit”, theksoi Tyson.
Ai shtoi se përkundër faktit që personalisht e di fituesin, do ta shikojë këtë përballje pasi beson se është hera e parë që Mayweather ka pasur një përballje me një karakter si McGregor.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...