Turqit të nervozuar me Serbët, i larguan nga tribunat (FOTO)

18:19 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Organizatori i Kampionatit Europian në Basketboll, Turqia është eliminuar dje nga 1/16-ën e finales nga Spanja (kampioni aktual).

Në qytetin e Stambollit, ku po mbahen këto lojëra kanë ardhur shumë tifozë nga vendet e ndryshme dhe nga ato pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Të pranishëm janë edhe tifozët nga Serbia, të cilët bënë një skandal në tribunat e Palestrës Sportive në Stamboll.

Disa tifozë kishin të veshur kapela kishtare, mustaqe të rrema “alla turqe” dhe një flamur që kishte të shkruar “Alvadzinica Solid”.

Pesë nga këta tifozë u larguan nga palestra dhe janë dënuar edhe për ndeshjet e ardhshme të Euro Basket./IndeksOnline/

ep-kosarka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme