Google ADS

Turqia e thërret sërish, Muriqi në “radarët” e Fenerbahce

19:28 | 3 Maj 2024
R J

Sulmuesi shqiptar, por që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes të cilave dhe Fenerbahce.

Gjiganti turk, që e ka pasur edhe më parë në dispozicion sulmuesi ka shfaqur interes për ta rikthyer në Stamboll 30-vjeçarin.

Sipas gazetës turke ‘Aksam’, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahce, pasi ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën.

Ndër informacionet e marra nga media turke thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahce nëse palët bien dakord.

Muriqi u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plot 21 milionë euro për yllin prizrenas. Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Mallorca në La Liga, shihet si pasues i Edin Dzeko duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Muriqi aktualisht ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorca për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime./ h.ll/abcnews.al

Të ngjashme