Marcelo dhe Sergio Ramos u futen në formacionin ‘FIFPro World XI’, derisa dyshja e Liverpoolit, Andy Robertson dhe Trent Alexander-Arnold janë lënë jashtë, gjë që nuk ka kuptim.
Për shumë futbolldashës, dyshja e The Reds janë mbrojtësit më të mirë aktualisht në botë, mirëpo që kanë mbetur jashtë formacionit më të mirë të vitit.
Braziliani dhe spanjolli u votuan nga futbollistë profesionist për formacionin e vitit edhe pse kishin statistikat të tmerrshme në sezonin e kaluar.
https://twitter.com/talkSPORT/status/1176397953159827456
Dy lojtarët e ndihmuan Liverpoolin që ta fitonte titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Tottenham Hotspurin në finalen e Madridit, fituan Superkupën e Evropës kundër Chelseat dhe përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier me 97 pikë.
Alexander-Arnold ishte po ashtu pjesë e skuadrës së Anglisë që e fituan vendin e tretë në Ligën e Kombeve në këtë verë.
Ramos dhe Marcelo nuk ishin as afër formës së tyre më të lartë në sezonin e kaluar, pasi u eliminuan në 1/8 e finales s garës më të madhe për klube në Evropë dhe që përfunduan në vendin e tretë në La Liga.
Dyshja e Liverpooli dhuruan 23 asistime për bashkëlojtarë në edicionin 2018/19, gjersa e humbën titullin e ligës angleze nga Manchester City për një pikë.
https://twitter.com/FIFPro/status/1176222532208332802
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës