Turpërohet Real Madrid, mundet në Katalonia nga klubi i vogël

19:11 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Girona ka befasuar Real Madridin në La Liga.

Në përballjen e zhvilluar në stadiumin ‘Municipal de Montilivi’ para 13 mijë tifozëve, skuadra e Gironas ka befasuar Real Madridin, duke e mposhtur 2:1.

Kjo ishte humbja e dytë e Real Madridit këtë edicion në dhjetë ndeshje.Real Madridi gjeti i parë epërsinë kur shënoi me Iscon në minutën e 12’.

Vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar me Stuanin në minutën e 54’ dhe Portu në minutën e 58’.

http://www.dailymotion.com/video/x66r8r1

http://www.dailymotion.com/video/x66r8mb

http://www.dailymotion.com/video/x66r5ul

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme