Google ADS

Turpërohet Neuer, Griezmann dërgon në finale Francën (Foto/Video)

22:53 | 7 Korrik 2016
Arbresh Info

Franca është finalisti i dytë në Kampionatin Evropian 2016.

Skuadra nën udhëheqjen e Didier Deschamps ka mposhtur Gjermaninë e Shkodran Mustafit me rezultat 2-0 në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin Stade Velodrome, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse Gjermania dominoi për nga posedimi i topit (64%), numri i përpjekjeve (11) dhe numri i pasimeve të suksesshme (315), francezët ishin ata që shënuan brenda fraksionit të parë të ndeshjes. Një lojë me dorë në zonën e penaltisë nga Bastian Schweinsteiger në minutat e fundit të pjesës së parë i kushtoi gjermanëve.

Ylli i Atletico Madridit, Antonie Griezmann mposhti lehtë nga pika e bardhë portierin Manuel Neuer, i cili u hodh në anën e kundërt nga goditja e fortë sulmuesit 25-vjeçar., shkruan portali arbresh.info.[VIDEO]

607130625_AH_2195_AB3119E2EE1D1E454E28B0B520B69CFF_3538

Gjërat nuk shkuan mirë edhe në pjesën e dytë për gjermanët. Mesfushori Paul Pogba rrëmbeu topin pas një gabimi të madh në mbrojtje nga skuadra e Joachim Low në minutën e 71′ të ndeshjes duke krijuar edhe një asistim që përfundoi në rrjetën e Manuel Neuer lehtë nga goditja e Antonie Griezmann.

Ylli i Atleticos shënoi për 2-0 duke regjistruar edhe golin e gjashtë brenda këtij turneu madhështor, shkruan portali arbresh.info. [VIDEO]

607130625_LG_0269_35745D3EC75FD9E053929712D044923F_3538

Franca në finale do të përballet Portugalinë, ndeshje që zhvillohet më 10 korrik./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme