Nxënësit shqiptarë të Kumanovës kanë qenë cak i sulmeve të publikut maqedonas në shkollën fillore “Magdalena Antova” në fshatin Rajkovo kuqa të Kumanovës.
Ekipi sportiv i SH.F. “Naim Frashëri” nga Kumanova, i përbërë prej rreth 20 vetash, kanë qenë duke marrë pjesë në garat shkollore për fillorist në basketboll, mirëpo gjatë ndeshjes janë sulmuar dhe sharë nga publiku i pranishëm.
Lajmin për gazetën “Lajm” e konfirmon arsimtari i edukatës fizike, Faton Zenuni, i cili ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga sulmet e publikut maqedonas.
“Ishte një garë që organizohet në kuadrin e garave të sportit shkollor për fëmijë në Rajkovo kuqa të Kumanovës. Ne shkuam për të garuar, por hasëm në një ambient josportiv, pasi publiku maqedonas i pranishëm në sallë filloi të na fyej dhe gjuaj me shishe dhe mjete të tjera të forta. Unë ia arrita t’i mbrojë fëmijët që mos t’ju ndodh ndonjë e keqe, por gjatë këtyre përpjekjeve mora një goditje në kokë. Ç’është më e keqja nuk pati as polici. Më vonë ata erdhën dhe në përcjellje të tyre u larguam nga vendngjarja”, rrëfen momentin trishtues profesori Zenuni.
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...