Google ADS

Turp: Kështu u dëmtuan karriget në derbin shqiptar (FOTO)

20:46 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Klubi i Kukësit ka dalë me një deklaratë zyrtare për atë që duket si një bilanc lufte në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Klubi ka publikuar foto të tribunës ku ishin sistemuar tifozët e Partizanit të cilët thuajse e kishin zhveshur atë pjesë të stadiumit nga ndenjëset plastike gjatë “betejës” së tyre me policinë.

Reagim mbi dëmtimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” nga tifozeria e Partizanit

Klubi i F.K. Kukësit shpreh indinjatën e thellë për dëmtimin e stadiumit  “Zeqir Ymeri” nga ana e tifozerisë së Partizanit. Tribuna e tyre pas largimit nga stadiumi ka qenë krejtësisht e zhveshur nga stolat për shkak të dëmtimit të tyre nga ana e këtyre të fundit. Fotot janë të qarta dhe pamjet flasin vetë.

Klubi i F.K. Kukësit është kundër këtyre gjesteve që nuk i shërbejnë askujt dhe prishin edhe bukurinë e garës në kampionatin shqiptar. Miqtë (tifozët e Partizanit) janë mirëpritur në Kukës, pasi tribuna e tyre ishte falas, por edhe u lejuan që të gjithë tifozët të futën në stadium duke mos lënë asnjë jashtë stadiumit.

Për asnjë moment tifozët tanë nuk kanë provokuar, kjo e vërtetuar edhe nga përfaqësuesit e Policisë, apo edhe vetë Delegati i ndeshjes. Ritheksojmë edhe njëherë keqardhjen për këto veprime që fatkeqësisht janë të përsëritura nga ana e kësaj tifozerie në stadiumin e Kukësit.  Nga ana tjetër, klubi i Kukësit ka bërë një organizim mjaft të mirë të ndeshjes dhe kjo u vu re në kontrollin e plotë ndaj 4500 tifozëve kuksiane të ndodhur në stadium.

as-s-sd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme