Mesfushori aspak i favorizuar nga Barcelona, Arda Turan raportohet se ngushtuar listën e tij të mundshme të klubeve për transferim në tri, por nuk ka hedhur poshtë qëndrimin në Camp Nou.
30-vjeçari nuk ka qenë pjesë e “Blaugranëve” në asnjë ndeshje të këtij sezoni pas dështimit për të finalizuar transferimin në Galatasaray, gjë që besohet se ndodhi për shkak të mos dëshirës për të hequr dorë nga paga e tij aktuale, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘El Mundo Deportivo’ tani raporton që reprezentuesit e ish mesfushori i Atletico Madridit kanë ngushtuar listën e mundshme të destinacioneve në tri klubeve – Besiktas, Everton dhe AC Milan.
Të tri mundësitë prezantojnë oferta të mira ekonomike për lojtarin së bashku me mundësinë për të luajtur në skuadrën e parë, por ai gjithashtu nuk ka hedhur poshtë qëndrimin te gjiganti katalunas pavarësisht mungesës në fushë.
Qysh pas transferimit në Camp Nou në vitin 2015, mesfushori nuk ka arritur të sigurojë pozitë në formacionin startues, por ka shënuar 19 gola brenda 53 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...