Google ADS

Tuchel u përplas keq me një lojtar gjatë barazimit me Wolves

08:39 | 9 Maj 2022
A. B.

Thomas Tuchel bëri një zëvendësim pas pjesës së parë në barazimin 2-2 të Chelseat me Wolves duke zëvendësuar Marcos Alonson me Saul Niguez.

Nathan Gissing raporton se mbrojtësi spanjoll pati një shkëmbim shumë të nxehtë fjalësh me trajnerin gjerman në pjesën e parë.

Sipas tij, prioriteti i Marcos Alonsos këtë verë është të largohet nga Chelsea me Barcelonën duke punuar për transferimin e tij.

“Ndjenja brenda dhomës së zhveshjes është se kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Alonso me fanellën e Chelseat këtë sezon, për shkak të prioritetit të spanjollit për t’u kthyer në Spanjë këtë verë”, raporton Gissing.

“Barcelona ka një interes të madh për lojtarin, pasi shihet si një mundësi që kjo marrëveshje mund të ndodhë, me kontakte që ndodhin mes lojtarit dhe Barcelonës”.

Tuchel besohet se kishte kritikuar Alonson në zhveshtore, ndërsa spanjolli ia kishte kthyer me fjalë të ashpra.

Chelsea përballet me Leeds United të mërkurën dhe një ndeshje të madhe finale në Kupën FA kundër Liverpoolit këtë fundjavë, me opsionet e Tuchel që shikojnë nga Azpilicueta, Saul Niguez ose Reece James. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme