Thomas Tuchel e ka nisur aventurën te Bayerni në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Bavarezët” turpëruan rivalët e tyre kryesore, Dortmundin duke fituar me rezultat të thellë 4:1.
BAYERN ROLL OVER DORTMUND IN DER KLASSIKER 🔴 pic.twitter.com/aARDPEFELl
— ESPN FC (@ESPNFC) April 1, 2023
Portieri i Dortmundit, Gregor Kobel, bëri një gabim duke ia dhuruar golin Bayernit, shkruan Arbresh.info.
Ai nuk arriti ta godas topin, duke e lejuar Leroy Sans në prapavijë të godiste në rrjetën e hapur.
Thomas Muller shënoi edhe dy herë para përfundimit të 45 minutave të parë për të shtuar vuajtjen e Dortmundit.
Edhe në pjesën e dytë ishte historia e njëjtë.
Fillimisht ishte Kingsley Koeman që shënoi për 4:0.
Emre Can e Donyell Malen u përkujdesën që Dortmund të ngushtojë epërsinë për rezultatin përfundimtar 4:2.
Dortmund humbet vendin e parë, duke e parë Bayerni, i cili merr kryesimin e Bundesligës./Arbresh.info/
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...