Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka pasur një telefonatë me mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo në përpjekje për ta bindur atë për një kalim në Bavari.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Tuchel dhe drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, kanë pasur një bisedë me Araujon të premten, për ta bindur uruguaianin që të transferohet në Gjermani.
Hierarkia e Bayernit ka identifikuar Araujon si objektiv kryesorë dhe supozohet se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta transferuar atë.
Teksa Barcelona po vuan për para, ata mund të konsiderojnë shitjen e tij në rast se bavarezët bëjnë një ofertë të përshtatshme.
Tuchel me çdo kusht dëshiron përforcimin e fazës së mbrojtjes dhe po e sheh Araujon si blerje kyçe, për të ndihmuar Bayernin të fitojë një tjetër titull të Bundesligas.
Bayern ka shpenzuar tashmë 150 milionë euro me Tuchel si trajner, duke përfshirë një shumë të madhe për Kim Min-Jae.
Por përsëri, ish-trajneri i Chelseat ka shprehur dëshirën që ta ketë në radhët e veta Araujon për të shtuar konkurrencën në mbrojtjen që përbëhet nga emra si Kim, De Ligt dhe Upamecano./Telegrafi/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...