Thomas Tuchel është shkarkuar nga posti i trajnerit të Chelsea.
Drejtuesit e rinj të Chelsea nuk i kanë dhënë kohë trajnerit gjerman Tuchel, të cilit sot i treguan derën e largimit.
Pas 350 ditëve në krye të stolit të ‘Bluve’, Tuchel kishte numëruar 100 ndeshje si trajner.
Në këto 100 ndeshje, Tuchel bëhej trajneri i parë në histori të Chelsea që arriti të dërgonte klubin në finale të Kupës së Ligës, Kupës FA dhe Champions League/Superkupës së Evropës.
Tuchel fitonte trofeun e Champions League duke mposhtur skuadrën e Manchester City në finale.
Gjermani kishte kontratë me Chelsea deri në vitin 2024, por nuk e plotësoi deri në fund, me vendim të bordit të ‘Bluve’.
Pasuesi i tij te stoli i Chelsea pritet të jetë Graham Potter, përveç tij thuhet se edhe Zidane mund të jetë trajneri i ri i Chelseas. /arbresh.info/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...